![]() |
| Maja Fuji në Antarktide shënon -91,2 grade celcius |
Përpara rekordit të shënuar në Majën Fuji, rekordi i mëparshëm i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë ishte -89,2 gradë celcius, matur nga stacioni rus i Vostokut, gjithashtu në Antarktidë.
Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar si rrjedhojë vdekjen.
Qyteza ruse e Oimiakonit ne Siberi, vendi i banuar ku eshte regjistruar temperatura me e ulet ndonjehere, -71,2 grade celcius.
Ndërkohë, qyteza ruse e Oimiakonit në Siberi, me temperaturën -71,2 gradë vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.
Në krahasim, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë është -32,5 gradë celcius, në qytetin e Gjilanit me 25 Janar të vitit 1963.

