A.O. ka paguar 4 500 euro për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë. Ajo ka dhënë ryshfet për regjistrim pas dështimit për t’u pranuar me konkurs të rregullt vitin e kaluar, shkruan gazeta Koha Ditore e së shtunës.
Drejtues të organizatave studentore, asistentë e profesorë dyshohen nga Prokuroria e Shtetit se janë pjesë e një kriminaliteti të regjistrimit të studentëve në këmbim të parave dhe të shitjes së notave në vlera deri në 600 euro për një provim.
Deri tash 11 persona janë arrestuar për këto veprime dhe hetimet pritet të shkojnë dhe më lartë, deri te ish-drejtuesit kryesorë të Universitetit Publik të Prishtinës.
Studentë që paguajnë deri në 10 mijë euro para të gatshme për tu regjistruar në Universitetin e Prishtinës, e kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë. Këto janë deri tash detajet e zbardhura nga operacioni i arrestimit të disa mësimdhënësve e drejtuesve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Publik në Kosovë.
Drejtues të organizatave studentore, asistentë universiteti e profesorë dyshohen nga Prokuroria e Shtetit se janë pjesë e një kriminaliteti të regjistrimit të studentëve në këmbim të paravere dhe të shitjes së notave në vlera deri në 600 euro për notë. /Koha Ditore/
