
Në vazhdim mund ta lexoni Reagimin e nëndegës së AAK-së në Roganë të pa edituar
_________________________________________________________________________________
Reagim i nëndegës së AAK-së në Roganë
Në takimin e mbajtur me 20 Janar 2014, kryesia e nëndegës së AAK-së në Roganë, i mohon të gjitha propagandat e Satmifer Kryeziut, se gjoja e ka përkrahjen e anëtarëve të AAK-së në Roganë.
Arijan Lakna, anëtar i kryesisë thotë se me lëvizjen e njerëzve si Satmifer Kryeziu, dega e AAK-së në Kamenicë po pastrohet nga profiterët tradhtar të cilët interesin personal dhe klanor e kanë në rend të parë,
Ndërsa Pajtesa Kryeziu thotë se me lëvizjen e fundit të këtij njeriu pa karakter, ne si nëndegë e AAK-së në Roganë ndjehemi të tradhtuar sepse ky i mjerë e koriti Roganën, sepse ishim neve nëndega e Roganës që kërkuam nga Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Dardanë, që t’ia fal postin e bartësit të listës të mjerit Satmifer Kryeziu.
Nëndega e AAK-së në Roganë, Forumi Rinor i AAK-së dhe aktivistët e AAK-së, në këtë mbledhje dalin me një qëndrim të qartë dhe kërkojnë që Satmifer Kryeziu të jap dorëheqje nga pozita e delegatit në Kuvend Komunal në Dardanë, sepse ajo pozitë është pozitë e partisë dhe jo e individit, pra është pozitë që iu besua dhe ju dhurua atij, por jo që ta vjedh pozitën dhe të kaloj diku tjetër. Andaj e ftojmë Satmifer Kryeziun që në kohën sa më të shpejt të jap dorëheqje dhe të kërkoj falje publike për tradhtinë ndaj nëndegës së Roganës dhe AAK-së në Dardanë.
Për të ditur më shumë rreth kalimit nga AAK në AKR z. Satmifer Kryeziut klikoni në ketë link
http://www.tvkamenica.com/2014/01/satmifer-kryeziu-nga-aak-del-ne-akr.html