Moti


Kompania “Apple” ia ka kaluar “Samsung”-ut në garën e telefonave inteligjentë.

Sipas kompanisë së kërkimit “NPD”, e cila ka paraqitur rezultatet e fundi të “Connected Home Report” ku tregon se “Apple” ka rritur shpërndarjen e telefonave inteligjent në SHBA me 7 për qind.
Gjatë viti 2012 shpërndarja e telefonave inteligjent, “Apple” e kishte me 35 për qind, ndërsa për vitin 2013 u rrit në 42 për qind.


Në vend të dytë vjen kompania “Samsung” me një rritje nga 22 për qind në 26 për qind.
Studimi i “NPD”-së është mbështetur në inspektimin e rreth 5 mijë konsumatorëve, të njëjtë më të dhënat e firmës kërkimore “comScore” e cila e nxori gati njësoj si “NPD” përqindjet, 41.1 për qind “Apple”-in dhe 26.0 për qind “Samsung”-un.

Të dyja firmat kërkimore studiojnë bazën e përdoruesit dhe jo shitjet.
Sipas këtyre studimeve “Apple” ka rritje të qëndrueshme gjatë viteve të fundit.
Ndërkaq, kompania kërkimore e cila ka bërë një studim të fundit për tendencat, ka paraqitur se shpërndarja e bazës së përdoruesit të “Apple”-it do të jetë më 68 për qind, ndërsa tregu i telefonit inteligjent duhet të arrijë majën me 90 për qind.

Përformanca e “Apple”-it është shumë e madhe në SHBA dhe në disa shtete të tjera, por me marrëveshjen me kompaninë gjigante kineze “China Mobile” tregu i shpërndarjeve pritet të rritet me 15-20 për qind. (Ineksonline)
 
Top