“Inkurajoj të gjitha institucionet shtetërore të jenë të vëmendshëm dhe të adoptojnë e-qeverisjen si pjesë esenciale të qeverisjes së mire, të shpejtë dhe transparente”.ndër të tjera kryeministri Hashim Thaçi, përmes rrjetit social facebook, ku ka publikuar lajmin për marrjen e vendimit për funksionalizimin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit e cila është bartëse e zhvillimit të e-Qeverisjes në nivel të Republikës së Kosovës, e që në krye të kësaj Agjencie është zgjedhur Kujtim Gashi nga Kamenica .
Kryeministri Thaçi ka theksuar:
“Në ditët e fundit të vitit 2013, Qeveria morri edhe vendimin për funksionalizimin e Agjencisë për E-qeverisje. Kosovarët janë ndër qytetarët më aktivë në Internet në tërë Europën Juglindore. Sipas një studimi të organizatës STIKK, përkrahur nga Ministritë e Jashtme të Norvegjisë dhe Kosovës, mbi 75% të qytetarëve tanë janë tashmë përdorues të Internetit. Kjo njohuri dhe ky entuziazëm ndërmarrës është resurs që duhet shfrytëzuar
.
Demografia e re e popullatës dhe diaspora e madhe nënkuptojnë se ka mundësi të mëdha që reforma e administratës publike të zhvillohet së bashku me avansimin teknologjik të mënyrës se si ofrojmë shërbime qytetarëve.
Inkurajoj të gjitha institucionet shtetërore të jenë të vëmendshëm dhe të adoptojnë e-qeverisjen si pjesë esenciale të qeverisjes së mire, të shpejtë dhe transparente.”
Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka emëruar Kujtim Gashin nga Kamenica në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Gashi është doktorant në Universitetin e Tiranës nga fusha e “E-qeverisjes”. Para këtij emërimi, Kujtim Gashi ka bartur pozita të rëndësishme si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Së fundi ka bartur pozitë udhëheqëse në Ministrinë e Administratës Publike, më parë ka ushtruar funksionet: Drejtor i Administratës Komunale në Kamenicë, Oficeri i lartë Doganorë, Pronarë biznesi në sektorin privat, etj., si dhe ka ndjekur një varg specializimesh dhe vizita studimore nga fusha e e-Qeverisjes dhe menaxhimit.