Moti

Hoteli “Swiss Diamond” është akredituar nga American Academy For Hospitality Services si një hotel me 5 yje i rangut botëror.
E gjithë këtë, e drejton një menagjere e re në moshë, të cilës i është besuar puna që çdo kush do ta ëndërronte.

Egzona Ajeti nga Kamenica , menagjere në “Swiss Diamond”, thotë se e çmon punën që i është besuar.
Konsideron se një pozitë e tillë është përgjegjësi shumë e madhe, porse në të njejtën kohë ndihet e nderuar.
Vlerëson se suksesi i saj lidhet drejtpërdrejt me punën dhe përkushtimin e pandërprerë.
“Është përgjegjësi shumë e madhe, por në këtë njejtën kohë ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që më është besuar një post i tillë.

E sa i përket faktit që jam femër pa dashur të hyjë në diferencën gjinore, fatkeqësisht në mentalitetin tonë është i kupruar keq fakti që një mashkull mund të jetë shumë më i aftë se një femër nëse behet fjalë për një pozitë të caktuar. Absolutisht nuk është ashtu, fatmirësisht që në ditët e sotme ky raport po ndryshon, çdo ditë e më shumë shohim femra që ngrihen në poste dhe kanë një statut më të ngritur në shoqëri janë pjesë e vendimmarrjes në organizara dhe biznese të ndryshme.

Femrat dinë të jenë udhëheqëse të mira vetëm se përgjegjësisht në vendet tona thjesht nuk po ju jepen mundësitë për t’i parë frytet dhe suksesin e tyre”, ka theksuar Ajeti.
Menaxherja e “Swiss Diamond”, duke folur për punën, vlerëson se një pozite e tillë sa është e lehtë e sa e vështirë.

“Sa e lehtë është dhe e vështirë, e lehtë për vetë faktin se në momentin që zgjedh të bësh atë që do, apo atë për të cilën ti ndjen se je e vlefshme ndjen kenaqësi në punën që bën. Është e vështirë për faktin se të është besuar një biznes ku dikush ka dhënë kontributin e tij më të madh, dashurinë e tij për ta krijuar dhe të jesh në gjendje të japësh frytet e kërkuara. Kjo punë nuk ka të bëjë vetëm me menagjim e një biznesi në vija të përgjithshme sipas mendimit dhe përvojës timë të qenit menagjer, e nënkupton të jesh pjesëtar i një ekipi, trajnet, sponsor, partner i vartësve dhe të tij se jo ajo “dora e hekur” e organizatës apo biznesit të cilit i takon”, ka shtuar ajo.

Ajeti, vlerëson se suksesi i saj lidhet drejtpërdrejt me punën dhe përkushtimin e pandërprerë.
“Suksesi i këtij menagjimi lidhet drejtpërdrejt me punën dhe përkushtimin e pandërprerë, me netë pa gjumë, me përballjen e ditëve të mira dhe të këqija, me mirë organizimin e në detajet më të vogla, dhe gjithashtu me puën e mirë dhe bashkëpunimin e gjithkujt. Aty ne jemi një ekip që punojmë për një qëllim të caktuar, kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe gjithçka ecën në drejtimin e duhur dhe fatmirësisht e gjithë kjo ka rezultuar të jetë e suksesshme”.

Ajeti, flet edhe për të arriturat e “Swiss Diamond”, duke thënë se asnjë detaj nuk i është lënë rastësisë.
“Swiss Diamond është një tempull luksi, asnjë detaj nuk i është lënë rastësisë. Duke filluar nga 142 dhoma dhe suita luksoze dhe elegante, ambiente pune me 6 salla konferencash për çdo lloj takimi, restoranti, bari dhe pjesë të veqanta për Cigar me një përzgjedhje të pasur të purove. Edhe pse për sherbimet që ne i ofrojmë nevojitet kohë më e gjate që t’i cekum të gjitha, por nuk dua të lë edhe nje gjë, pjesen më të rëndesishme për një mysafirë tonë”, tha Ajeti.

Vlerësime tejet të mira ka edhe për të gjithë punonjësit e saj.
“Stafi mendoj që është pjesa më e rëndesishme e çdo strukture apo njesie sado e madhe apo e vogel që të jetë, dhe në këtë drejtim ne jemi munduar që të bëjmë përzgjedhjen e personave të duhur sipas pozitave qe ju perkasin. Duke pasur parasysh që gjeneratat e reja në Kosovë nuk kane patur mundësi shkollimi në këtë drejtim për shkak te rrethanave, pas perzgjedhjes së bërë secili prej tyre i eshte nënshtruar trajnime, duke filluar që para hapjes së hotelit. Nje gjë e tille përseritet nëe vazhdimesi, sepse duhet të mbahet gjithçka në hap me kohen dhe mbi të gjitha për permbushjen e kerkesa të klientit dhe standardit që ne e mbajmë. Efikasiteti dhe vlefshmëria e tyre duket qarte në komentet pozitive dhe përshtypjeve që marim nga mysafirë të shumë të hotelit të cilet na permendin dashamirësin mikëpritjen dhe cilësinë e shërbimit qe ju ofrohet nga stafi jonë nga e gjitha kjo pune e përbashket me bënë të ndihem krenare që jam drejtuese e nje stafi te tillë professional”, ka vlerësuar Ajeti.

Sipas saj, hoteleria në Kosovës sa vjen e zhvillohet, porse çdo herë duhet angazhim.
“Hoteleria vitet e fundit po vjen gjithmonë e më shumë duke u zhviiluar duke sjellë risi kreativitet në tregun tonë, numri i hoteleve çdo ditë e më shumë po vjen në rritje, dhe pse jo, kjo është shumë pozitive se në këtë ras nxitet rritja e konkurencës dhe çdo kush mundohet të japë rezultate sa më të mira në atë që ofron. Edhe pse hoteleria në Kosove nuk është e zhvilluar shumë, por ne punojm me rregullore dhe standarde Evropiane”, tha Ajeti.
Ndërsa për vitin 2014, thotë se kanë plane të shumta, dhe se do të mundohen të sjellin shumë efikasitet, dhe të perfeksionohen edhe më shumë.(indeksonline)
 
Top