Moti

Në këtë takim morën pjesë edhe nën-kryetari për komunitete, nën-kryesuesja e Kuvendit Komunal për komunitete dhe shefi i Zyrës për  Kthim dhe Komunitete, si dhe zyrtari komunal i informimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e çështjes për  krijimin e  komitetit për komunitete, si një ndër komiteteve e obligueshme . Ky komitet, s’ bashku me KPF-në do të miratohen sa më parë.

Kryetari deklaroi se për herë  të parë minoriteti serbë i ka  dy delegat të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit.
 Ai po ashtu  deklaroi se do ti mbështesë  të gjitha kërkesat e arsyeshme të  minoriteteve për aktivitete të ndryshme kulturo-sportive për aq sa buxheti komunal na lejon .

 Komunitetet tashmë kanë edhe përfaqësuesin e tyre nënkryetarin për komunitete si dhe zëvendëse kryesuesen e Kuvendit komunal për komunitete.

 Përfaqësuesja e OSBS-së Arianna Rondos, falënderoj kryetarin e komunës për pritje  dhe shtoji se është e kënaqur me fjalët e tij: Arianna Rondos, ndër të tjera  shtoi   se  është mirë për afrimin e komuniteteve në shoqëri dhe shqyrtimin e kërkesave të  tyre në Kuvend komunal, barazia gjinore të respektohet, dhe përfaqësuesja e barazisë gjinore të jetë në terren”.

 Përfaqësuesit e OSBE-së  gjatë takimit kërkuan që  ti bëhet vizita në terren komuniteteve jo-shumicë me qëllim që  ti bëhet  njëherit  ftesë për të nominuar përfaqësuesit e tyre në komitetin për komunite, si dhe në Këshillin Komunal për Siguri ne Bashkësi. Po ashtu aty u kërkua edhe vizita  romeve në Berivojcë dhe Kamenicë. Pas përfundimit të takimit me  përfaqësuesit e OSBE-së, kryetari formoi një ekip dhe kërkoi që të vizitohen këto dy lokacione të banuara me komunitetin rom.
 
Top