Moti

Portreti i Hitlerit dhe simbolet e nazizmit janë të ndaluara të përdoren në Gjermani, por çuditërisht portreti i Hitlerit tani do të jetë i vendosur në ambientet e brendshme te një prej godinave parlamentare gjermane.

Portreti i Adolf Hitler është lejuar të vendoset në një ndërtesë parlamentare të Gjermanisë pasi do të jetë pjesë e një ekspozite të përhershme.
Kjo ekspozitë paraqet portrete të individëve që kanë ndikuar në historinë e vendit, përfshirë Hitlerin dhe Stalinin.

Megjithatë jo të gjithë janë dakort me vendosjen e portretit të Hitlerit në godinën parlamentare. Kanë qenë pikërisht Kristian-demokratët e kancelares Angela Merkel, të mbështetur nga Partia e Lirë Demokratike, të cilët kanë propozuar javën e kaluar që të hiqet ekspozita me 122 portrete në parlamentin shtetëror të Brandenburgut.

Pikturat përfshijnë pamje absrakte të Joseph Stalinit, Adolf Hitlerit, kreut të propagandës së Hitlerit, Joseph Goebbels, si dhe të shkrimtarit, Franz Kafka.
Ndërsa portreti i Hilde Benjaminit, gjykatësit që ka pasur rol të rëndësishëm në shqiptimin e dënimeve me vdekje në Gjermaninë Lindore, ka tërhequr kritika të veçanta.

Këshilli drejtues i parlamentit shtetëror ka vendosur që punimet e artistit Lutz Friedel,të cilat janë ekspozuar në ndërtesen e re parlamentare të kryeqytetin e Brandenburgut, duhet të mbetet aty. Ekspozita do të hapet për publikun me datën 21 janar.
 
Top