Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në "Facebook", ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 8-vjetorit të vdekjes.
Thaçi tha se Rugova i dha shumë letërsisë, shkencës dhe politikës në vendin tonë.
"Nesër bëhen tetë vjet prej kur u nda nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ishte një personalitet i spikatur që i dha shumë letërsisë, shkencës dhe politikës së popullit tonë. Institucionet e Republikës së Kosovës e vlerësojne dhe e respektojnë angazhimin e ish-Presidentit Rugova për pavarësinë e vendit", ka shkruar Thaçi.
