Moti

Shpend Ahmeti u bë I njohur edhe në Turqi. Artikulli me titull: “Hypi në autobus, I largoi truprojet, e rrënoi Qendrën Tregtare”, vec tjerash flet për udhëtimin e tij me autobus publik në vend të automjetit dhe fillimin e rrënimit të objekteve pa leje.

Artikulli I botuar nga agjencia e lajmeve DHA dhe I transmetuar edhe nga mediet e portalet e tjera të Turqisë, flet për vendosmërinë e kryetarit të ri të Prishtinës për të krijuar rend e ligj në kryeqytet, duke I përfshirë edhe më të fortit.

Në këtë aspekt, potencohet se Shpendi rrënimet I filloi me ndërtimin pa leje të deputetit dhe biznesmenit të dytë më të fortë në Kosovë, Ramiz Kelmendi, I cili ishte duke ndërtuar një Qendër Tregtare pa leje.

Në shkrim I jepet hapësirë betimit të kryetarit të ri, I cili ka thënë se nuk do të lejojë ndërtimet pa leje në kryeqytet dhe do ta luftojë krimin, qofshin ata edhe më të pasurit e vendit. Ky veprim dhe këto porosi të Shpendit kanë ngazëllyer lexuesit, të cilët në komente të tyre I dëshirojnë sukses Shpendit dhe kërkojnë që një I tillë t’u bëhet kismet edhe atyre në Turqi.

 Disa prej komenteve, të shkëputur nga gazeta Cumhuriyet:

http://www.cumhuriyet.com.tr/haber/dunya/31555/Otobuse_bindi__korumalari_gorevden_aldi__AVM_yikti_.html#


-         Bravo! Edhe ne duam kryetarë të tillë që e shohin të ardhmen
-         Allahu inshallah edhe neve na dërgon kryetarë të tillë
-         Ai qenka një tip I kryetarit që na ka marrë malli të gjithë neve
-         Edhe neve na ka hije të kemi kryetarë të tillë
-         Edhe neveeee na duhet një I tillë
-         Hallall të qoftë
-         Të lutem, eja tek ne
-         Allahu të dhashtë jetë të gjatë, I dëshirojë kryetarit shumë suksese në punë dhe të fitojë Prishtina e Kosova
-         Vetëm përpara, jemi pas teje, inshallah një I tillë edhe për Turqinë…






 
Top