Moti


Lumnije Thaçi, flet për takimin e parë me bashkëshortin e saj, Hashim Thaçin, aktualisht kryeministër i Kosovës.

Ajo kujton kohët e vështira që i ka kaluar. Thotë se ka kaluar kufijtë “në të zezën” vetëm për të qenë afër njëri-tjetrit në Zvicër. Por, edhe gjatë kohës kur burri i saj ishte larg, ajo thotë se largësia ishte vetëm fizike, ngase të bashkuar tërë kohën i mbante dashuria që kishin për njëri tjetrin.

Lumnija tregon për ëndrrat e tyre të përbashkëta, për jetën e tyre para dhe pasi që ai është bërë kryeministër. Lumja, siç e quan vet Hashimi, thotë se ky i fundit është akoma i njëjti që nga dita e parë në të cilën u dashuruan.

“Kur njerëzit më pyesin se a ka ndryshuar burri im gjatë viteve si kryeministër, unë me sinqeritet i them jo, sepse Hashim Thaçi ka ende karakterin e njëjtë, besimin dhe vlerat e njëjta. Hashim Thaçi është ende burri në të cilin jam dashuruar vite më parë”, shprehet ajo.

Por, pavarësisht që karakteri i tij nuk ka ndryshuar, me apo pa dëshirë ka ndryshuar jeta e tyre. Kohë më parë, para se Thaçi të ishte kryeministër, jetët e tyre ishin të mbushura me ngjarje të zakonshme të cilat secila familje i përjeton. Lumja thotë se dilnin në dreka dhe darka, shkonin në ndeshje futbolli ta shikonin Endritin, djalin e tyre... Por, gjërat ndryshuan kur ai u bë kryeministër.

“E vërteta është që e doja atë jetë, por gjithashtu e doja edhe burrin që e kishim ndërtuar familjen tonë. Ai e kishte përkrahjen time për angazhimin që kishte zgjedhur. Edhe kur Hashimi u zgjodh kryeministër, për mua ai ende është ai djali i cili më kishte ftuar për të dalë kur ishim ende të dy studentë. Hashimi është ai djali me të cilin i ndanim ëndrrat se si do të krijonim familje, si do të bëheshim prindër të mirë e të kujdesshëm”, ka thënë ajo.

“Fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve dhe bindjeve të tij politike, filluan përndjekjet dhe Hashimit iu desh që përkohësisht të vendosej në Zvicër. Ne u desh të ndaheshim, por vetëm fizikisht, sepse na mbanin të bashkuar dashuria, si dhe ëndërrta e përbashkëta. Unë iu bashkëngjita rrugës të cilën shumë prej nesh e kanë bërë duke kaluar fshehurazi kufijtë e shteteve të ndryshme të Evropës të bashkohesha me Hashimin në Zvicër. Aty na lindi Endriti”, thotë ajo.

Lumja flet se si kryeministri i ka në mendje të gjitha familjet kosovare, ndërsa mendon për fuqizimin e gruas. Ajo thotë se Hashimi brengosej se si do të rritej Endriti, që të kishte një fëmijëri të lumtur dhe normale, një jetë larg kamerave dhe jetës politike.

“E kam ditur dhe e di mirë që ai do të ishte dhe do të jetë një kryeministër i shkëlqyeshëm”, ka thënë ajo në Samitin e Gruas së PDK-së. /KP/Telegrafi
 
Top