Mësuesi dhuron veshkën nxënëses së tij Alya Ahmed Ali, 13 vjeqare
Një mësues shpëtoi jetën e një nxënëse të sëmurë rëndë duke dhuruar njërën nga veshkat e tij, dhe tani ai po quhet një hero i vërtetë.
Ray Coe tha se kjo ishte “gjëja më e drejtë për ta bërë”, pasi që Alya Ahmed Ali, 13 vjeqare, iu nënshtrua një dialize të veshkave dhe kishte nevojë për transplant për të shpëtuar jetën.
53 vjeqari është një koordinator i posaçëm i nevojave arsimore në Royal Docks – një shkollë në Custom House, në lindje të Londrës, ku Alya është nxënëse.
Ajo vuan nga një gjendje tjetër që quhet hidrocefalus, një krijim i lëngjeve në tru, që ka rezultuar me vështirësi në të mësuarit e saj.
“Kur i treguam Alya-së, ajo vetëm më dha një shtrëngim të madh dhe buzëqeshje në fytyrën e saj. Më sjellë lot në sy sa herë që mendoj për këtë”, i tha ai Newham Recorder.
“Për prindërit e saj, fjalët nuk mund ta shprehin mirënjohjen e tyre. Për ta unë kam shpëtuar jetën e vajzës së tyre. Është sikur tani unë jam një antar tjetër i familjes”, tha ai.
Dyshja pësoi një transplantim të suskesshëm të veshkave në spitalin Great Ormond Street në shkurt, dhe të dy janë kthyer në shkollë pas pushimit të pashkëve.
Babai i saj, Ahmed Ali, e quajti z.Coe një hero, duke shtuar se ai ishte “një burrë i jashtëzakonshëm”.