Taksistët gjatë bisedës me z.Sermaxhaj thanë "Komuna Gjilanit ka bërë një ligj që ne taksistet e Kamenicës mund të dërgojmë udhëtarë në Gjilan por kurrsesi nuk mund të sjellim udhëtarë nga Gjilani në Kamenicë,pasi që inspektorët dhe policia po na denjon edhe pse jemi te licencuar dhe paguajmë tatim shtetit , gjithashtu edhe transit nuk mund të kalojmë në komunën e Gjilanit p.sh ta dërgojmë dikë në aeroport apo përtej Gjilanit, ndërsa taksistet e Gjilanit në Kamenice mund te vinë sa herë që dëshirojnë dhe nuk kanë ndonjë pengese të tille ligjore siç kemi në në Gjilan ,thanë të pranishmit
Ata than se punën e "Taksi" e kanë punë primare dhe mbajnë familjet dhe se kjo ndalës na bën humbje prej 200 deri 250 euro në muaj dhe me te vërtet nuk po mund të ja dalim. Ata e falënderuan .z Sermaxhaj për takimin dhe kërkuan nga ai që sa me par ë të bëjnë një zgjidhje.
Asamblisti Sermaxhaj tha " ju premtoj që këtë çështje do ta bisedoj me kryetarin e komunës z.Sinani "pasi ka vullnet të mire ti ndihmoj qytetarët, dhe me asamblistët tjerë të Kuvendit të Kamenicës qësa më parë të zgjidhet ky"Hall" i juaji , duke mos e përjashtuar mundësin që Kryetari Sinani të takohet dhe me Kryetarin e Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe të bëhet një zgjidhje për të gjithë tha z.Sermaxhaj në këtë takim.