Moti

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC , në kuadër të projektit “Qytetarët aktiv – komuna të përgjegjshme dhe transparente” të mbështetur nga Olof Palme,  ka mbajtur punëtori  me zyrtarët komunal të Kamenicës , shoqërinë civile etj, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe të krijimit të Komitetit Konsultativ për procesin e qytetarëve në vendimmarrje, në nivel lokal që nga faza e planifikimit të buxhetit komunal deri në implementimin e tij.

 Gjatë kësaj punëtorie Nora Susri menaxhere e programit,  prezantoi edhe një udhëzues për procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, të përgatitur nga ATRC, si shembuj dhe rekomandime për komunat dhe organizatat e shoqërisë civile e qytetarët rreth aplikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, që nga faza e planifikimit të buxhetit komunal deri në implementimin e tij.

Fatmir Matoshi , nënkryetar i komunës së Kamenicës  bëri të ditur për transparencën komunale, ku sipas tij ,dyert janë të hapura për secilin, duke shprehur përkrahje dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me ATRC, mediat dhe shoqërinë civile,  për një komunë sa më transparente dhe për themelimin e komiteteve konsultative si urë lidhse mes qytetarit dhe komunës. Në takim u debatua për identifikimin e nevojave të qytetarëve dhe të gjithë të pranishmit e mbështeten këtë iniciativë  të ATRC –së për themelimin e komitetit konsultativ.


 
Top