Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikta për media ka njoftuar se, pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Pokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).
Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “VEPRAT PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS” i Kodit Penal të Kosovës