Moti

Organizuar nga Drejtoria për buxhet dhe financa dhe grupi i grave të Kamenicës. Në këtë debat mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës  Begzad Sinani.

Drejtoresha e Drejtorisë së Buxhetit Shejnaze Masurica, e cila njoftoi që në qarkoren e vitit 2015 shihet se buxheti për komunën tonë është zvogëluar për 25% që sigurisht do të ketë edhe kufizime në shumë projekte. Kryetarja e grupit grave të Kamenicës, Ibadete Ahmeti i numëroi të gjitha projektet e realizuara që nga marrja e mandatit nga ajo.


Ajo përmendi edhe trajnimin në Durrës dhe kompaktet në Bashkinë e Durrësit. Kryetari Sinani, në fjalën e ti, edhe njëherë dëshmoi gatishmërinë për të përkrahë projektet që afirmojnë barazinë gjinore, rolin e sajë në vendimmarrje , po ashtu kërkoi që planet  e projekteve  për vitin 2015 të jenë sa më të detajuara.

Pesë vajza nga komuna e jonë e kanë kryer një kurs tremujor të rrobaqepësisë në Turqi, presin ndihmë për sigurimin makinave për të filluar të ushtrojnë zejen e tyre. Pjesëmarrëset dhanë propozime të ndryshme , që mbetet ato ti modifikojnë e sistematizojnë duke iu dhënë përparësi disave për vitin 2015. Ato shprehën shqetësimin e keqardhjen e tyre që para ca ditësh një nxënës i kësaj komune ka bërë vetëvrasje.

Prandaj, propozuan që Ministria e Arsimit ,të shqyrtoj mundësinë e kthimit të pedagëogve  në shkolla apo të angazhimit të psikologëve.

Numri i pjesëmarrësve nuk ishte i madh,14 veta morren pjesë, Kryetarja, propozoi  që edhe në vendbanimet  më të  mëdha të komunës të mbahen dëgjime publike ,si dhe të informohen  gratë sa më shumë edhe me mundësitë e tyre për  hapjen e bizneseve biznese. Me diskutime u paraqiten Nexhmije Kallaba, Nafije Ajvazi,zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, Dea Pallaska nga Rrjeti i grave të Kosovës.

 
Top