Në këtë takim drejtorët diskutuan për punën,angazhimet dhe kërkesat nga ana e qytetarëve.
U bisedua për çështje të ndryshme për menaxhimin e ujësjellësve në fshatra, projektet ende të pa përfunduara të përfundojnë sa më parë, menaxhimin e parasë publike të ketë planifikim më të mirë me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve komunale në të gjitha kategoritë, për gjetjen e një mundësie për trajtimin e çenëve endacak pasi që me ligj ndalohet vrasja e tyre e që kemi kërkesa dhe shqetësime nga qytetarët për rrezikun nga ta, problemin për zhbllokimin e rrugës që kalon në fushat e fshatit Koretin që është në fazën finale kemi tri mundësi do ta bëjmë më të mirën.
Kryetari Sinani e vlerësoi këtë takim përmendi faktin se një pjesë e stafit të administratës komunale për shkak të ardhjes së mërgimtarëve u është zgjatur orari i punës dhe kemi ofruar shërbime të mira dhe të shpejta për qytetarët,është bërë mjaft punë nga administrata qendra për shërbim të qytetarëve e ofiqaria.
Në saje të angazhimit të tyre nuk kemi pasur ankesa nga bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë për vonesa para sporteleve.
Kemi pas kërkesa të shumta për shkak prishjes së shumë rrugëve nga të reshurat gjatë verës, ku disa rrugë janë bërë të pa kalueshme dhe drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka intervenuar me kohë.
Lidhur me korrje shirjet e këtij viti drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Islam Isufi deklaroi se sivjet ishin të angazhuara në terren 53 autokombanja,rendimentet janë të mira, 4000kg në hektar, por sikur të mos ishin dëmtuar nga shiu ato do të ishin edhe më të larta 5000 kg. hektar.
Shërbimet Publike ballafaqohen me çështjen e ndriçimit edhe e ujësjellësit, në Karaçeven e poshtme ku pas punimeve në rrugë nga qytetarët është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit, kemi përmirësuar mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe qyteti jonë tani është më i pastër. Drejtoria e Arsimit, është duke bërë përpjekje që sa më të përgatitur ta presin fillimin e vitit ri./rajonipres