Policia e Kosovës në Ranillug e ka pranuar një informatë për një rast që dyshohet të jetë Vetëvrasje që kishte ndodhur në fshatin Ranillug sot rreth orës 11:45 minuta.
Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për viktimën serb i moshës rreth vjeç (14) katërmbëdhjetë, me banim në Republikën e Serbisë i cili kishte ardhur mysafir te gjyshi i tij me banim të përhershëm në fshatin Ranillug, Komuna Ranillug tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Njësitet patrulluese me urgjencë ju kanë përgjigj rastit duke siguruar vendin e ngjarjes.
Poashtu janë thirrur dhe ju kanë përgjigj rastit njësitet e hetimeve rajonale, Njësitet e Krim teknikës, Prokurori i shtetit dhe mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete si pasoj e shkrepjes së armës së zjarrit.
Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për viktimën serb i moshës rreth vjeç (14) katërmbëdhjetë, me banim në Republikën e Serbisë i cili kishte ardhur mysafir te gjyshi i tij me banim të përhershëm në fshatin Ranillug, Komuna Ranillug.
Nga deklarata e marrë nga gjyshi i tij i cili ishte afër në oborrin e shtëpisë duke punuar në kopsht, i cili thotë se ka dëgjuar një të shtënë nga arma e zjarrit revole nga brenda shtëpisë në dhomën e qëndrimit ditor.
Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në vendin e ngjarjes i kanë gjet dy revole njëra nga të cilat e llojit “TT” nga e cila edhe besohet të jetë shkrep.
Prokurori i shtetit i cili ishte prezent në vend ngjarje ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
Hetimet rajonale të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin tha Hashani