Moti

Gazetari i KTV-së, Mefail Bajqinovci, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shumica e të arrestuarve për terrorizëm deklarohen se nuk kanë shkuar në Siri!

Ndërkaq, disa nga të arrestuarit për terrorizëm deklaruan se në Siri shkuan në kohën kur ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka kishte dhënë një deklaratë për Sirinë.

“Disa nga të arrestuarit për terrorizëm në gjykatë deklaruan se kanë shkuar në Siri në kohën kur ministri Enver Hoxhaj ka dalë dhe ka bërë thirrje për përkrahje të forcave opozitare në Siri”, citon Bajqinovci fjalët e disa prej të dyshuarve për terrorizëm që sot janë paraqitur para gjykatës, transmeton Koha.net.

 
Top