Në Kosovë 12-13 vjeç, të droguar!!!
Droga po konsumohet me të madhe nga shoqëria kosovare, ndërsa në mesin e tyre ka edhe një numër të konsiderueshëm të të miturve.
Marihuana është substanca e cila pëlqehet më së shumti në vend, përderisa statistikat flasin se mosha mesatare e atyre që konsumojnë këtë lloj droge është rreth 16-vjeç.
Autoritetet e rendit vetëm në pjesën e parë të këtij viti kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 600 kilogramë marihuanë, që i bie dyfishi i drogës të konfiskuar në të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Drejtori i qendrës “Labirinti”, Safet Blakaj, tregon për shifra alarmante të personave që kurohen nga varshmëria prej drogës. Në mesin e shumë konsumuesve ka edhe fëmijë të moshave 12-13 vjeç. /Tribuna/