Moti

Kreu i Kamenicës, Begzad Sinani, sqetësimet e banorëve të Karaçevës në lidhje me vijën kufitare me Serbinë i ka paraqitur edhe në takimin e fundit që pati me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, Francesko Paolo Figliuolo.

Sinani tha se ka marrë garancione prej tij se KFOR-i është në gjendje gatishmërie të ofrojë siguri maksimale përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Begzad Sinani nuk ka qëndruar duarkryq pak para mbajtjes së protestës paqësore të banorëve të Karaçevës kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin re Kosovës.

Ai thotë se i merr me shumë shqetësim ankesat dhe pasigurinë e karaçevasve dhe kjo ka ndikuar që ai të mbajë takime edhe të niveleve më të larta, raporton rajonipress.

”Unë po i shfrytëzojë të gjitha rrugët institucionale për të ardhur deri tek zgjidhja përfundimtare dhe e drejtë e këtij kontesti. Ne e kemi thënë disa herë tashmë se të gjitha dokumentet kadastrale që ne posedojnë janë në favorin tonë. Por këto biseda nuk janë të lehta sepse duhet shumë aprovime nga nivelet më të larta institucionale”, ka thënë Sinani.

Sinani tha se edhe në takimin me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it Francesko Paolo Figliuolo ka marrë një mbështetje se nuk do të ketë destabilizim të situatës në kufirin me Serbinë.
“KFOR-i i ka 5000 trupa në gjendje gatishmërie dhe gjithçka është nën kontroll”, i ka thënë Figliuolo në takim Sinanit.

Sinani tha se personalisht edhe vet ai pret një angazhim më konstruktiv të institucioneve qendrore për të sqaruar me KFOR-in kontestin kufitar. “Ky hendek ndoshta duhet të zgjidhet në Bruksel, por unë mendojë se të gjitha faktet dhe dokumentet janë në anën tonë dhe kjo më bënë të mendoj në zgjidhjen përfundimtare dhe pozitive të problemit të Karaqevës” tha Sinani.

 
Top