Moti

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Dardanës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arsim Thaçi, në pikën çështje të ngritura nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës drejtuar ekzekutivit-(kryetarit) ngriti tri çështje në Kuvend dhe një kërkesë që kërkojnë zgjidhje urgjente, ato janë:

1. Zgjidhja e problemit të rrugëve për tokat bujqësore në Koretin (në pjesën perëndimore të fshatit, nga përroi i Berivojcës tek kufizimi gjeografik Koretin-Berivojcë e deri tek rruga e Golesheve që është mbyllur para disa muajve),pra bëhet fjalë diku rreth 800 hektarë tokë bujqësore që janë pa rrugë dhe kështu as nuk mund të punohen.

2.Zgjidhja e problemit të ujësjellësit dhe ujit të pijshëm në SHFMU"Hasan Prishtina" në Busavatë dhe po ashtu kyçja në ujësjellës e ambulantes së Busavatës e cila qe disa vite nuk ka ujë fare!

3.Ndërtimi dhe rregullimi i rrethojës së re të SHFMU "Abdullah Krashnica-Presheva" në Koretin, ngase rrethoja e vjetër aktuale është dëmtuar, demoluar dhe prishur dhe si rezultat i kësaj oborri i shkollës nuk është shumë i sigurt për nxënësit, sidomos nga qentë endacak.

Kërkesa që iu drejtua kryetarit Sinani ishte me sa vijon: Ndërtimin e WC-ve publike në qytetin e Kamenicës ,(p.sh. dy WC tek vend parkingu i taksistëve në qytet, dy WC tek stadiumi i qytetit "Agush Isufi",dy WC tek tregu i qytetit dhe aty ku ka nevojë për publikun, si dhe organizimi i mirëmbajtjes së tyre nga drejtoria përkatëse.)

 
Top