Kreu ekzekutiv i Apple, Tim Cook bëri publike orientimin e tij seksual duke deklaruar se “është gay dhe është krenar për këtë”.
Cook ka qenë gjithnjë i hapur për orientimin e tij seksual, por gjithnjë është munduar të ruajë privatësinë.
Së fundmi në një artikull të “Bloomberg Businessëeek” ai thotë se nëse bërja publike e lajmit se kreu i Apple është homoseksual ndihmon personat me këto prirje seksuale, atëherë shkëmbimi i privatësisë për të drejtat e tyre ja vlen.
“Nuk e konsideroj veten një aktivist për të drejtat e homoseksualëve, por e kuptoj se sa shumë kam përfituar nga sakrificat e të tjerëve.
Ndaj nëse fjala se kreu ekzekutiv i Apple është gay mund të ndihmojë dikë që të dalë publikisht, të qetësojë dikë që ndihet vetëm apo të frymëzojë njerëzit për barazinë, atëherë ja vlen të heq dorë nga privatësia ime”, shkruan Cook.
Ai sqaron se ka qenë gjithnjë i hapur në lidhje me seksualitetin e vet, ku shumë njerëz, përfshirë kolegët e Apple në dijeni të këtij fakti, por shton se sërish nuk ishte një vendim i lehtë për të bërë publik këtë fakt.
Cook mbyll artikullin me një shprehje të Martin Luther King. “Pyetja thelbësore e jetës së një njeriu është ajo se çfarë po bëjmë për të ndihmuar të tjerët?