Moti

Ndonëse është personazh i veçantë, nuk e ka vëmendjen e qytetarëve dhe mediave. Madje, atij askush nuk i është ofruar për ndihmë.
Sejdi Sejdiu është banor i një shtëpie të improvizuar prej letre, nën shkallët e stadiumit të kryeqytetit. Se si jeton ai, këtë mund ta kuptoni nga biseda dhe fotografitë e bëra nga Telegrafi.

“Konaku” i 44 vjeçarit - i cili thotë se vjen nga një fshat i Komunës së Vushtrrisë - është pa ndriçim, ku kundërmon erë dhe mbi të gjitha është tepër e ftohtë për të jetuar, aq më shumë për ta kaluar ditët dhe netët e dimrit.

Pamjet e brenda “folesë” së Sejdiut, më tepër ngjasojnë me tregimet të cilat i kemi dëgjuar nëpër përrallat për njerëzit e ngratë dhe të varfër.

Në fillim të bisedës, Sejdiu duke mjaft i qartë në ligjërimin e tij. Mirëpo, me kalimin e pak minutave, bashkëbiseduesi e kupton se personazhi i “shtëpisë” prej letre ka probleme psiko-emotive. Dhe, jeta e vështirë këto probleme ia forcon më shumë.

Duke folur për të kaluarën e tij, Sejdiu ka theksuar se një kohë të gjatë ka punuar nëpër kafeteritë e Prishtinës.

Unë kam punuar nëpër kafe, madje edhe të dielave punoja. Të gjithë më njohin mua dhe nuk e kam problem të kërkoj punë. Një kohë kam qëndruar edhe në shtetin e Holandës. Nuk i bëj askujt keq dhe nuk më interesojnë punët e huaja”, ka thënë Sejdiu për Telegrafin. /Telegrafi/

 
Top