Moti

Drejtoria e shërbimeve publike ka vazhduar punët kësaj radhe me pastrimin e ujëmbledhësve gjatë rrugës kryesore. Faton Jakupi drejtor i shërbimeve publike thotë se komuna së bashku me “Eco – Higjiena” po merren me mirëmbajtjen profesionale të të gjitha hapësirave gjelbëruese, por kujdes i kushtojmë edhe ndriçimit publik.

Faton Jakupi nga drejtoria e shërbimeve publike tha për i tha rajonipres se Komuna e Kamenicës ka 30115 metra katror hapësira gjelbëruese që mirëmbahen dhe menaxhohen nga DSHPAI dhe përfituesi i tenderit për Mirëmbajtjen dhe Rregullimin e Hapësirave për gjelbërim.

DSHPAI sipas Jakupit deri më tani ju del në ndihmë edhe tri klubeve të futbollit të Komunës sonë për mirëmbajtjen e stadiumeve.

Jakupi tha se DSHPAI ka bërë mbjelljen e 60 fidanëve , drunjë dekorativ gjetherënës dhe mbi 220 drunjë dekorativ të tjerë, rregullimi i një pjese të trotuarit në qendër të qytetit, ka bërë funksionalizimin apo rregullimin e dy hapësirave gjelbëruese përballë Shtëpisë së Kulturës, ku në ato hapësira është bërë mbjellja e drunjve dekorativ si dhe vendosja e ulëseve për qytetar Gjithashtu kemi edhe shtratin e lumit me gjatësi 1620 m dhe lumit të Rubocit me gjatësi 300 m ku menaxhohet dhe mirëmbahet nga DSHPAI në bashkëpunim me përfituesin e tenderit.

DSHPAI - bënë edhe pastrimin e rrugës kryesore të qytetit ( larjen e saj ). Tani kemi bërë pastrimin e të gjitha ujëmbledhësve-shaktave të rrugës "Skënderbeu".

“Pas takimit me banorët e fshatit Koretin dhe në bashkëpunim me ta, DSHPAI ka filluar pastrimin e shtratit të lumit "Kriva Reka '' në fshatin Koretin. Shpesh herë në bashkëpunim me njësinë e “Eco-Higjiena” të Kamenicës, bëhet edhe pastrimi sistematik i deponive të mbeturinave të ngurta ( inerte ) nëpër qytet. Jemi në përfundim e sipër të rregullimit të një fushe shahu publik në Sheshin ''Metush Krasniqi'' tha Jakupi.

DSHPAI- menaxhon me mbi 35km ndriçim publik, derisa në këtë vit kemi bërë shtrirje të ri të rrjetit të ndriçimit publik me gjatësi 2150m në lokalitete të ndryshme duke u bazuar në kërkesa të qytetarëve.

Këtë vit besoj se kemi një ndriçim shumë me efikas në qytet ku janë zëvendësuar poqët elektrik nga ato me zhivë 400 vatëshe në 150 vatëshe dhe të Natriumit.
 
Top