Në Kamenicë - Në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.