Familja Llugiqi nga fshati Dobrajë nga komuna e Lipjanit, tash e tetë vjet jeton në varfëri të skajshme. Pesë fëmijët e kësaj familjeje ka shtatë vite që po rriten pa babanë e tyre. Zonja e shtëpisë rrëfen vështirësitë me të cilat ajo dhe fëmijët e saj ballafaqohen.
E sikur të mos i mjaftonin kushtet e rënda sociale dhe mungesa e të zotit të shtëpisë, ajo ballafaqohet edhe me sëmundjen e vajzës së saj. Diellëza, vajza e dytë, vuan nga sëmundja e epilepsisë. Mirvetja rrëfen se i duhen shuma të mëdha parash për të blerë terapitë e katërmbëdhjetë vjeçares./Tribuna/