Reagimi i plotë dhe i pa ediduar
----------------------------------------
OJQ “Fortesa” reagon ndaj të pavërtetave të asambleistit, Arsim
Thaçi. “Shpifjet e sotme të
Thacit në media, janë të njëjta me ato të djeshmet në Kuvend. Personazhi
kontravers, me një të kaluar të kritikuar politike, përpara se ta akuzoj dikë,
duhet të merret me vetveten”.
“Para se të merresh me projektet, aktivitetet dhe fondet tona, ti
duhet të shqetësohesh për disa cështje personale: Lënia pa mësim tre muaj
rresht e nxënësve të Desivojcës, uzurpimi i orëve të të ndjerit Heset Matoshi në
shkollën e Koretinit, dyshimet për keqpërdorim të fondeve të partisë në 2010, përjashtimi
nga strukturat e Vetëvendosjes, braktisja-aderimi nëpër parti politike, shpërbërja
e VV-së, etj.”
”Fortesa” i thotë Thaçit
se: Nu kemi asnjë arsye të të japim llogari e raporte për aktivitetet tona, ty
dhe informatorëve tu -pjesëtarë të shoqërisë civile. Janë donatorët dhe
komisionet që mbikëqyrin shkallën e realizimit të projekteve.
Hipokrizia e Arsimit, vazhdon reagimi i “Fortesës”, shkon aq larg,
sa e quan servile të pushtetit, një organizatë me 14 vjet punë e aktivitet.
“Të tillë zhurmues, nuk i duhen legjislativit të Kamenicës. Një
pjesë të madhe të fajit, e bartë kryesuesi i Kuvendit që e shkel me dy këmbë
rregulloren e punës dhe lejon që asambleistë të sojit të Arsim Thaçit, ta nëpërkëmbin dhe shndërrojnë
Kuvendin në institucion qesharak e të papërgjegjshëm.
OJQ “Fortesa” thekson se reagimet, shpifjet dhe genjeshtrat e një
dite më parë në media, janë kryekëput të delegatit Arsim Thaçi, sepse me vendim të kryesisë
qendrore të VV-së në dhjetorin e vitit të kaluar janë shpërbërë të gjitha
organet e degës në Kamenicë.