Disa makina të policisë nga ato që shpesh përdoren në raste protestash, janë parë pak minuta më parë të nxitojnë drejt Sarajit.
Makinat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, me sirenat dhe dritat e rrotacionit ndezur.
“Zhurnal” komunikoi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, por zyrtarë të saj u rezervuan të flasin, duke thënë se policia është vazhdimisht mes qytetarëve për të siguruar rendin dhe qetësinë.