Moti

Kryetari Sinani dhe drejtori i shërbimeve publike Faton Jakupi me bashkëpuntorë inspektuan punimet që janë duke u kryer në rrugën kryesore në fshatin Roganë.

Sinani tha " se me të marr qeverisjen komunale njëri ndër problemet që e kam identifikuar dhe që ka qenë prioritet për qeverisjen tone ka qenë zgjidhja e këtij problemi që bëhet grumbullimi i ujit nga të reshurat atmosferike në këtë rrugë që ka penguar dhe ka vështirsuar lëvizjen për qytetarët e këtij lokaliteti dhe komunës sonë".

Banorët dhe pronarët e lokaleve biznesore të Roganës e falenderuan kryetarin për këtë projekt sepse ka qenë një problem qe disa vite mirpo falë punës dhe angazhimit të juve po rregullohet.

 
Top