Forumi i Rinis së LDK-së në Kamenicë përmes një aktiviteti tashmë të rëndomtë dhe sipas traditës islame shënon sakrificën sublime ndaj Zotit, duke ju dal në ndihmë disa familjeve në nevojë të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike-sociale.
Kryetari i FRLDK Shkelzen Krasniqi dhe sekretari Alban Mehmeti theksuan se me aktivitete të tilla do të realizojmë në vazhdimësi duke shpreh solidaritetin/përkujdesjen modeste për këto familje.
Gjithashtu, ju bëjmë apel nivelit lokal dhe qendror për përkujdesje më të madhe pasi që shumë kategori me gjendje të rënd sociale jetojnë në kushte të vështira dhe pa ndihmën e askujt.
Forumi i Rinis së LDK-së Dega në Kamenicë, i uron qytetarët e Kamenicës dhe gjithë muslimanët për festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar që dashuria dhe harmonia të mbizotëroj në të gjitha familjet./rajonipress/