Moti

Numri i të vdekurve në aksidente trafiku ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Janë 99 persona të cilët kanë humbur jetën deri në shtator, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte nëntë vdekje më pak. Janë këto shifra alarmante të cilat e kanë shtyrë Policinë e Kosovës dhe organizatat vendore e ndërkombëtare që të fillojnë një fushatë për parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Fushata me moton: “Mos e bjer punën deri këtu”, pritet të fillojë së shpejti dhe e njëjta ka të bëjë me ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor. Drejtori i policisë së trafikut, kolonel Sheremet Ahmeti, ka thënë se siguria rrugore në Kosovë është një brengë e madhe pasi që pasojat që po shkaktohen janë të dhimbshme dhe të rënda.

“Gjendja e sigurisë gjithandej në rrugët e Kosovës është një brengë mjaft e madhe. Mund të them se nuk jemi fare të kënaqur me gjendjen çfarë është krijuar në rrugët e Kosovë dhe pasojat që shkaktohen janë të dhimbshme dhe mjaft të rënda”, ka thënë Ahmeti...(Tribuna)
 
Top