Moti

Shirat e para ca  kohëve,  kishin shkaktuar dëme  të  shumta  në komunën e Kamenicës, sidomos  në fshatra  kishte pësuar  infrastruktura  rrugore. E dëmtar rëndë ishte edhe rruga, Kamenicë- Moqar-  Kololeq, në të cilën intervenimi u bë më, 21 02. 2015.

Kryrjen e sanimeve të rrugës   i përcollën së afërmi, nënkryetari i komunës  për komunitete, Dragisha  Saviq , sbashku me shefin e  zyrës për komunitete dhe kthim, Dejan Blagojeviqin dhe  përfaqësuesin e Drejtorisë për  Mbrojtje dhe Shpëtim, Ramadan Berishën . Kjo rrugë, aq shumë ishte  dëmtuar  sa që  ishte bërë fare  e pa kalueshme. Rruga në fjalë, iu ka shërbyer banorëve të  disa fshatrave   për të shkuar  deri në qendrën  komunale, sepse  për  dhjetëra kilometra e kishte shkurtuar udhëtimin e tyre . Ajo,tani më  është e sanuar dhe  mund të  udhëtohet  me automjete pa kurrfarë problemi. RDSCF5171.JPGruga në fjalë para disa viteve  ishte  ndërtuar  nga ana e  KFOR-it amerikan.

Gjithashtu Drejtoria për  Mbrojtje dhe Shpëtim, edhe gjatë  ditëve të  vikendit  ishte e angazhuar  për sanimin e rrugëve të  dëmtuara  gjatë  shirave të fundit.

 Dje është  aftësuar  për qarkullim  rruga   Kamenicë - Gogolloc, e cila ishte  e  dëmtur rëndë ,si  dhe në shumë vende rruga  kishte qenë e mbuluar me dhe e shkëmbinj.

Ky  fshat i banuar  me popullatë serbe, i kishte  njoftuar  organet  komunale për gjendjen   e krijuar në rrugën  që ata  qarkullojnë. Dje brenda ditës është aftësuar  plotësisht rruga për qarkullim .Vendin e punimeve  e kishin  vizituar, nënkryetari i komunës për komunitete , Dragisha  Saviq dhe shefi i zyrës për komunitete e kthim ,Dejan Bllagojeviq,. Fshatarët u  kishin shprehur  falënderime për  udhëheqjen komunale, e cila vazdhimisht   po tregon  interesim  për zgjidhjen e  problemeve  të tyre.


 
Top