Moti

Shkruar nga Vehbi Kryeziu

Është interesant, se si ne shqiptarët e kemi humb krejt kuptimin e disa fjalëve themelore, të cilat i përmendim çdo ditë, Sikur ajo Demokraci.

Është hera e parë prej themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, që një proces të tillë, sikur zgjedhjet e brendshme, i përcjelli prej këndit të qytetarit të thjesht, pra jashtë këtij subjekti. Por sinqerisht, kjo është një observim shumë interesant për mua.

Prej shpalljeve të zgjedhjeve të Vetëvendosjes dhe pas dorëheqjes së Albinit për mos të qenë më kandidat për kryetar, janë bë me qindra shkrime ose statute të Facebook-ut për këtë gjë, dhe secila ma e çuditshme se tjetra ose ma tragjike se tjetra !

Janë këto momente politike, kur sinqerisht e pyes vetën se ne shqiptarët a jemi normal a jo ? Edhe nuk e them këtë me ironi por me shumë sinqeritet !
Qysh është e mundshme që me një shoqëri ku kryetarët e partive politike, vdesin në krye të partive, ose janë në krye të tyre veç se janë ende gjallë. 

Dhe kur një person i ik kësaj praktike, klanore, mesjetare, jodemokratike dhe të tmerrshme, merr më shumë kritika se sa ata që qëndrojnë në krye të partive deri në vdekje ?!
Për mua, mos leximi ose analfabetizmi funksional, e një pjesës të madhe të kësaj shoqërie, e bën të vetën.

Sepse për mua është ose, pra, analfabetizmi funksional ose mos leximi e sjellë një shoqëri në këtë derexhe !
Nuk mundet me qenë qëllimi i keq në këtë masë, sepse unë personalisht refuzoj me mendu se në Kosovë ka aq shumë persona të këqij që sjellën kështu e që janë joparimorë, por thjesht është injoranca e tyre që i bën këto sjellje.

Por është fakt, se është edhe një grup i vogël, që thjesht janë të këqij në mendimet e tyre dhe në parimet e tyre. Dhe kur e quajnë taktikë si Putini me Medvedefin kandidimin e Visarit në vend të Albinit. Kësaj nuk mund ti thuash thjesht injoranca, sepse flasim për persona që lexojnë bile edhe në gjuhët e huaja.

Pra, sipas meje, PO ! një pjesë e madhe flet prej injorancës së saj, por edhe një grup i vogël, prej faktit se janë të këqij moralisht !
Në statutin e Vetëvendosjes, janë disa gjëra, qysh prej fillimit shumë të kjarta. Por është edhe fakt se këtë dokument, një pjesë e madhe të vetë Vetëvendosjes nuk e kanë lexuar kurrë, bile edhe disa që janë ose ishin deputetë !

Në këtë dokument, që ka filluar të hartohet qysh në vitin 2009, dhe kamë qenë edhe vetë pjesë e punës që është bë për të, e di se janë disa Nene qysh prej fillimit, janë aty dhe nuk kanë lëviz.
Sikur Neni 72 Pika 4 (me statutin e marsit 2014 që e kam), ku thotë se:
"Nëse Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!"

Pra kjo, është diçka shumë e qartë dhe shumë e thjesht me u kuptu, dhe nuk jep hapësirë për intriga sipas meje. Gjë që sipas gjitha gjasave nuk ekziston as në LDK, sepse sot Mustafa është kryeministër dhe kryetar i partisë sikur që ishte Thaçi në PDK por edhe Haradinaj në AAK kur ishin kryeministra.
Pra këtë fakt, përveç nëse ke një problem personal me Vetëvendosjen ose je joparimor, nuk mundësh mos me pranu si fakt të pakontestueshëm që është sot në Kosovë !

Pra nëse nisemi, veç prej këtij dallimit themelor, Vetëvendosja është unike në Kosovë ! Por, fatkeqësisht të njëjtit sofista, jo veç se e tejkalojnë këtë dhe nuk e pranojnë, ose nuk e vlerësojnë, por shkojnë te gjërat tjera, sikur « Jo, po vetëm një kandidat !! Kjo është diktaturë ».

Pra, kalojmë prej kandidatit të përjetshëm të partitë tjera, te një kandidati në Vetëvendosje, por jo i njëjti, dhe prapë kritikohet edhe kur dallohet qartë se ka progres dhe qëllim të mirë !
Sa i përket kandidimit për kryetar të Vetëvendosjes, edhe këtu, disa ose nuk e dinë ose nuk dëshirojnë me dit se si shkon kjo punë brenda këtij subjektit.

Prapë, sipas statutit të Vetëvendosjes, janë disa dispozita për të qenë kandidat për kryetar të Vetëvendosjes. Duhet së pari me pas një mbështetje të një masë e konsiderueshme të aktivistëve dhe së dyti nevojitet një program dhe një fushatë për të bërë këtë betejë të brendshme.

Dhe për të arrit te një betejë e tillë mes disa kandidatëve brenda një subjekti, sikur në Vetëvendosje, nevojitet një funksionim i mirë dhe i madh brenda subjektit, gjë që nuk ekziston askund në trojet tona, pra pse po e kërkojmë këtë te Vetëvendosja, kurse partitë që i kanë 25 vite nuk e kanë ?
Pra, edhe kjo e fundit është tendencioze si kritikë, sepse i adresohet vetëm Vetëvendosjes.

Por, kjo çka ndodhi në Vetëvendosje, pra moskandidimi pas një mandati të Albinit, është fillimi i një ndryshimit të mentalitetit, dhe kjo besoj se duhet të vlerësohet për së miri. 
Kurse ndryshimet tjera, do të varën prej forcimit të Vetëvendosjes dhe organizimit të saj gjatë mandatit të Visarit.

Pra Visari, duhet të gjykohet sidomos në këtë aspekt, në mandatin e tij, sa do të arrit ky ta organizon Vetëvendosjen dhe sa do të funksionon kjo e fundit duke pas parasysh në çfarë konjukture politike kjo funksionon.

Kur kam dëgjua se kandidat do të jetë Visari për kryetar të Vetëvendosjes, sinqerisht po e them, kam menduar dhe prapë mendoj, se është gabim në aspektin strategjik për Vetëvendosjen.
Jo sepse është Visar Ymeri, sepse për mua është një prej personave me të cilin pajtohem më së shumti në Vetëvendosje, por pikërisht duke e njohur gjendjen në Vetëvendosje dhe kompetencat e personalitetin e Visarit, e di që është koha për një frymë tjetër në Vetëvendosje.

Unë kisha menduar më shumë për një personalitet ma konceptual, sikur Glauku ose edhe Elvis Hoxha, sepse sot Vetëvendosja gjendet me një udhëkryq, sipas meje, e cila duhet të kthehet tek gjeneza e saj, pra te koncepti i një Lëvizjes kombëtare dhe emancipuese, ashtu si ishte gjatë disa viteve. Pra e cila, me aktivitete intelektuale do të rritet.

Dhe këtë frymë mundet me sjell vetëm një person ma konceptual, i cili i fut aktivistët e Vetëvendosjes në një gjendje ku ata do ta qesin vetën në pyetje, dhe ti rishikojnë sjelljet e tyre, politikën, situatën e Kosovës por edhe të trojeve tjera shqiptare prej një këndit filozofik dhe moral.
Sot, problemi kryesorë, përveç politikës politikane që e bën Vetëvendosje në disa raste, jo konsistencës së saj në disa qështje, është se niveli i aktivistëve është i dobët, dhe ato figura që janë krijuar, qe sa vite, kanë mbet të vetmuara dhe pak por edhe disa kanë stagnuar.
Dhe kjo frymë konceptuale, duhet ti integron ato prurjet e fundit që kanë ardhur në Vetëvendosje këto 3 vitet e fundit, që sipas meje nuk janë hiq afër konceptit të Vetëvendosjes, dhe do ta ngrit nivelin tek aktivistët dhe do ti emancipon.

Identifikimi sipas liderit ose dogmatizmi, është një gjë që ekziston te ne si komb dhe do të ekzistojë edhe shumë dekada, por normal edhe në subjekte si Vetëvendosja fatkeqësisht. Jo në të njëjtat masa si të tjerët, por ekziston.
Pra, edhe për këtë arsyeje i duhet një lider ma konceptual Vetëvendosjes, si Glauku ose Elvisi, të cilët do të ja japin shijen e koncepteve dhe të ideve gjithë aktivistëve, të cilët do të përparojnë edhe intelektualisht, dhe prej kësaj do të përfiton edhe vetë subjekti por edhe Kosova.
Dhe vetëm kjo frymë do të krijon demokraci autentike brenda Vetëvendosjes, ku kritikat do të janë ideologjike dhe parimore, e jo personale dhe inatqore.

Vetëvendosja i ka të gjitha instrumentet për një demokraci të brendshme, ashtu sikur që i ka edhe vetë Kosova, por nuk mjaftojnë Nenet dhe pikat në Statute, por nevojitet fryma parimore dhe morale për ti njohur aktivistët me ato instrumente dhe për me i zbatu brenda dhe jashtë subjektit.
Pra si përfundim, unë besoj se ekziston një demokraci e brendshme në Vetëvendosje, provë është votimi i sotshëm pa direktiva dhe me ndryshim të kandidatit, por nuk ekziston një frymë për ta zbatuar atë më shumë, dhe disa po e shfrytëzojnë këtë mungesë, për interesa personale.
Pra të gjithë ata që kanë kritika ndaj Vetëvendosjes, unë i pari, duhet të koncentrohen këtu dhe ti kritikojnë, por në forma parimore dhe me argumente e me dokumentet themelore të Vetëvendosjes, e jo me inati personale ose me egocentrizëm.

Edhe pse, është fakt, janë disa « tifozë » të Vetëvendosjes, që për mua nuk janë aktivistë sepse përveç një maice dhe një logo në profil të Facbook-ut nuk kanë asgjë të aktivistit, nuk i kuptojnë fare kritikat dhe i futin të gjitha këto në të njëjtin thes.
Por pres tash punën e Visarit dhe kryesisë të re, për me pa krahun që do ta merr Vetëvendosja dhe si do të zhvillohet kjo e fundit në xhunglën politike shqiptare.

 
Top