Nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi, nuk është pajtuar me vlerësimet e shoqërisë civile. “Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve, si për punën ashtu edhe për shpenzimet që krijohen”, thotë Matoshi. Sipas tij, reagimi i shoqërisë civile nuk bazohet në analizë.
“Reagimi i OJQ “Fortesa” konsideroj se është i ngutshëm dhe i bërë pa ndonjë analizë të mirëfilltë.
Përkushtimi ynë në fillim të mandatit ka qenë që të zvogëlojmë luksin dhe të shkurtojmë shpenzimet deri në atë masë sa të mos rrezikojmë funksionimin e mirë të institucioneve komunale. Këtë synim e kemi arritur dhe në vitin 2015 do të angazhohemi edhe më shumë në këtë drejtim”, thotë Matoshi.
Sipas nënkryetarit të Kamenicës vetem në derivate për vetura kemi shpezuar 42.754 euro më pak sesa një vit më herët. Në dreka zyrtare janë kursyer 21.000 euro në krahasim me vitin 2013, mbi 5 mijë euro janë kursyer në shpenzimet telefonike, ndërsa 16 mijë euro janë shpezuar më pak për mirëmbajtjen e veturave.
“Konsideroj se këto shkurtime të shpenzimeve do të duhej të përshendeteshin edhe nga OJQ-të”, është shprehur Matoshi për të përditshem Kosova Sot.
Ditë më parë, Amir Jakupi nga OJQ “Fortesa”, reagoi për shpenzimet sic i cilësoi ai, enorme, të pakontrolluara dhe jashtë cdo standardi për situatën ekonomike e financiare të komunës së Kamenicës.