Moti

Nga: Gani Sadiku

Fitorja e partisë së majtë në Greqi, e ultranacionalistëve në Serbi ( edhe pse paraqiten të moderuar) po ashtu përafrimi i kryeministrit të Hungarisë Orban me Putinin dhe Rusinë, lufta në Ukrainë, politikat nacionaliste të qeverisë së Maqedonisë si dhe zhvillimet tjera politike në europë, i bënë shqiptarët ( posaqërisht kosovarët ) të jenë populli më i rrezikuar në europë.

Pos varfërisë, edhe politika e keqe e qeverisë së Kosovës ( e cila u udhëhoq nga krahu kryekëput majtist prej pavarsisë e këndej) ndikuan në masë të madhe në pasigurinë e qytetarëve të vendit.

As më shumë e as më pak nuk ndjehet i sigurt shteti Shqipëtarë (Shqipëria) sepse e rrethuar nga vendet të cilat aspak s'duan ta shohin të inkuadruar në mekanizma ndërkombëtarë ( përpos Italisë) e bënë Shqiprinë vendin më jostabil dhe më të rrezikshëm për investitorët e huaj.

Posaqërisht janë vendi që në mënyrë patologjike e urrejnë biznesin Kosovarë (kujto bllokadën me patate, miell etj).

Nuk dihet prej nga tërë kjo urrejtje e kjo alergji kundrejt bizneseve kosovare, sepse nuk njeh as kush (apo thënë më but) pak kush, një biznes kosovar i cili ka afaruar me sukses ose nuk ka pasur një fund tragjik në Shqipëri e shpeshherë kjo urrejtje ka arritur edhe deri aty sa që ka raste edhe të uzurpimit të pronave private. ( flas me dëshmi).

Nisur nga këto rrethana ne si komb duhet ti kemi të unifikuara politikat ekonomike në mes dy shteteve në mënyrë që ti përballojmë fortunës e cila duket shumë qartë në horizont.

Qytetarët e Kosovës janë ngritur në protesta kohëve të fundit, protesta shumë të nevojshme për ta kundërshtuar politikën e dështuar e cila është udhëhequr prej vitesh ne vend. Po mua po më duket protesta është influencuar nga personat e "fortë", po merr kahje politike e cila po përpiqet që ta përqëndrojë vëmendjen në dy çështje më pak të rëndësishme në krahasim me problemet që i ka Kosova.  As unë por asnjë qytetar nuk mund të presim gjëra më të mira nga serbët dhe nga Serbia.

Në institucionet e Kosovës deri dje, kanë mbajtur serb që sot akuzohen për vrasje të shqiptarëve në luftën e fundit.

Une jam në anën e protestuesëve me"asht e me rrasht" por mendoj se protesta do duhej të bëhej për mungesën e zhvillimit ekonomik, çështjen e korrupcionit në vend etj.  Nuk më duket se ne jemi të zotët as ta shkarkojmë Jabllanin dhe as ta mbajmë Trepqën, pa ndihmën e atyre që hodhën bomba në Beograd.

Me këto kuadro që prodhon sistemi ynë arsimor në Kosovë, nuk mund ta mbajmë as një mulli me ujë e lëre ma Trepqen në punë. Letë protestojmë të qetë.!

 
Top