Moti

Sikurse bashkëpartiaku i tij, Aleksandar Jabllanoviq, edhe kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq  ish punëtor në komunën e Kamenicës ka fyer gjakovarët. 

Mikiq i ka quajtur “egërsira” ata që hedhën gur në drejtim të autobusit me qytetarë serbë të cilët ishin nisur të vizitojnë kishën ortodokse në Gjakovës.

“Unë mendoj që nuk ka dhënë deklaratë të papërshtatshme, atë deklaratë që ai (Jabllaniviqi) e ka dhënë, unë mund ta përsëris fjalë për fjalë dhe askush nuk mund të më dëshmojë se ka thënë diçka gabim.

Çka është ai që gjuan me gur në autobus, nëse nuk është egërsirë”, edhe tash do ta them se “po, ata që kanë gjuajtur autobusin me gur janë egërsira”, tha Mikiq.

Mikiq nuk është ndalur me kaq, ai ka akuzuar edhe kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusarin për eskalim të situates.

“Pas ardhjes së Mimoza Kusarit në pushtet,tensione janë rritur”, tha, Mikiq.

Erzen Vraniqi nga VV-ja për Gazetaora, tha se Gradimir Mikiq po e vërteton edhe një herë se nuk është vetëm Aleksandar Jabllanoviq, por e tërë Lista Serbe është një formacion fashist serb, i formuar nga Nikoliqi e Vuçiqi, të cilët jo që nuk ndiejnë asnjë keqardhje për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, por edhe e dëshmojnë përçmimin e tyre për ne, duke i quajtur egërsira nënat gjakovare dhe aktivistët e VETËVENDOSJE!-s.

(Gazetaora dhe Botasot)

 
Top