Sot në mbledhjen e mbajtur me bordin e drejtorëve u diskutua rreth punëve dhe planeve për secilën drejtori që do të kenë në vitin 2015.
Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve është diskutuar rreth punëve për secilën Drejtori në këtë vit.
Kryetari i Komunës, z. Begzad Sinani, pasi ka falënderuar të gjithë drejtorët për punën që ata kanë bërë gjatë vitit që lamë pas, ka shpalosur para tyre objektivat kryesore të vitit 2015.
Zvogëlimi i shpenzimeve komunale dhe rritja e te hyrave në komunë do të jenë çështje primare që kryetari Sinani shpalosi si prioritete para drejtorëve.
Ndër objektivat kryesore do të jetë edhe ndarja e banesave kolektive.
“Ne do të mundohemi që çdo banesë të ndahet konform ligjit”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani.
Kryetari Sinani kërkoi që çdo Drejtori t’i sjellë raportet me rregull dhe të shqyrtohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.
“Besoj se viti 2015 do të jetë një vit i suksesshëm për ne dhe për të qenë i tillë, kërkohet përgjegjësi dhe kryerje e detyrave secili nga ne, ashtu siç na obligon ligji”, tha veç tjerash Sinani.