NË
NJË KOHË...
Në
një kohë,
ne
ndalëm kohën,
në
atë kohë,
ne
thamë, erdh koha.
Të
ri ishim në atë kohë,
kohë
rinie ishte,
kohë
e bukur,
ndër
kohërat e jetës.
Në
kohë pranvere u takuam,
vërtetë
në një kohë të bukur,
ne
zgjodhëm kohën,
por
dhe koha na zgjodhi neve.
Ne
lamë kohën për tu parë,
por
me kohë, koha ndryshonte,
jo
vetëm koha,
por
çdo gjë me kohë.
Koha
është mision,
jeta
në kohë emision,
koha
të lë pasion,
dy
herë kohë të fëmiron.
Me
më të bukurën kohë të rinisë,
i
filluam kohërat e jetës,
kam
drojën tek koha e pleqërisë,
se
do na e shuan dhe kohën e rinisë.
Autor: Fitim Kosumi