Moti

Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri. Njësitet patrulluese ju kanë përgjigj thirrjes dhe me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës me banim rezident në Fshatin Karaqevë e Epërme, deri sa ishte nё njё aheng familjar, kishte marr armёn e zjarrit, AK-47, dhe në mënyrë të pakontrolluar kishte shtёnё dy (2) herë ku njё predhё kishte depёrtuar pёrmes dritares nё shtёpinё e kushëririt dhe kishte goditur nё pjesёn e pasme tё kraharorit viktimёn femër.
Në vendë ngjarje janë gjetë dy gёzhoja. Viktima ёshtё dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit, ku
gjendja e saj shëndetësore sipas raportit të mjekut është në përmirësim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e hetimeve Rajonale, ku është bërë procesimi i vendit të ngjarjes, është konfiskuar arma e llojit AK-47 (pa numër) me një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm që dyshohet të jetë përdorur në vend të ngjarjes.

Janë intervistuar familjarët në prezencë të prokurorit të shtetit, është arrestuar i dyshuari dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit lënda procedohet në Gjykatë.


Përdorimi i armëve nga personat e pa autorizuar është vepër penale dhe e dënueshme me ligj, në radhë të parë rrezikohen anëtarët e vetë familjes por edhe të tjerët.
Policia e Kosovës deri tani ka arritur ti lokalizoj disa raste të tilla dhe kallëzimet penale për përdorim të armëve nëpër ahengje familjare janë dërguar në Gjykatë, policia do të jetë e përkushtuar në zbatim të ligjit dhe për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt njoftoj policia
 
Top