Moti

Avioni i linjës “Edelweiss”, bëri një ulje emergjence në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, vetëm pak minuta pasi është nisur në destinacionin për Cyrih të Zvicrës raporton 

Mediat në Prishtinë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe arsye është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit, shkruan albinfo.ch

Rastin e ka konfirmuar për mediat në Prishtinë, zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Sipas autoriteteve të Aeroprotit të Prishtinës ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Cyrihut, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.

Në Aeroportin e Cyrihut nuk është publikuar asnjë njoftim për incidentin në Prishtinë përveq anulimit të fluturimit WK 405, që ishte planifkuar të mbërrinte në orën 16:55.
 
Top