Policia e Kosovës sot në Prishtinë ka ndaluar për verifikim dy shtetas të huaj të cilët kanë rezultuar se janë duke qendruar ilegalisht në Kosovë.
Në një përgjigje për “Indeksonline”, zëdhënësi i këtij institucioni sqaron se ky rast i është proceduar Departamentit të Policisë kufitare të PK-së.
“Ky departament do të vazhdoj me procedura të parapara ligjore”, është shprehur Hoxha.
Ndryshe, Indeksonline ka publikuar disa pamje të arrestimit të shtetasit amerikan, në qendër të Prishtinës.
Arrestimi i këtij personi është bërë pasi, i njëjti, kishte flet-arrest ndërkombëtar.