Berivojca dhe Hajnoci bëhen me ndriçim publik
Falë kryetarit Sinani dhe IOM-it fshati Berivojcë dhe Hajnoc janë bërë me ndriçim publik, ku për këtë projekt kryetari Sinani ka autorizuar nënkryetarin Dragisha Saviq dhe kryetarin e bashkësisë lokale Xhevat Kastrati.
Pas këtij projekti ndriçimi publik do të vazhdojë edhe në fshatrat si : Në lagjen Çameria , lagjen Malësia, fshatin, Novosellë , Karaqevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme.
Ndriçimi publik do të rregullohet dhe do të shtrihet edhe në zona tjera të komunës së Kamenicës ku paraqitet nevoja për të shtrirë rrjetin e ndriçimit publik njofton Komuna e Kamenicës