Moti

Facebook Messenger sapo është bërë më interesant duke shtuar edhe opsionin për video thirrjet nga smartfonët iOS dhe Android.

Përdoruesit nga një numër i shteteve, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, tani mund të bisedojnë ballë-për-ballë përmes kamerës së smartfonit në kohë reale përmes këtij aplikacionit të pavarur.

Me më shumë se 600 milionë njerëz që përdorin aplikacionin Messenger çdo muaj, kjo karakteristikë e re shërben për t’i bërë konkurrencë aplikacionit të kompanisë Apple, Face Time, dhe Skype-it të Microsoft-it, transmeton Koha.net.

Video thirrjet mund të bëhen vetëm nga smartfonët të cilët e kanë të instaluar këtë aplikacion.

“Ju mund të bëni një video thirrje të shpejt nga çdo bisedë me vetëm një klikim”, ka sqaruar Facebook.

“Nëse jeni duke shkruar me dikë dhe e kuptoni që fjalët nuk janë të mjaftueshme, thjeshtë ju mund të klikoni në ikonën “Video” e cila gjendet në maje të anës së djathtë të ekranit tuaj dhe të bëni një video thirrje me personin me të cilin ishit duke shkruar në Messenger”.

Ky përditësim është hapi më i fundit nga Facebook për zgjerimin e aplikacionit Messenger, i pasuar nga lansimi i shërbimit të desktop uebsajtit dhe mundësisë për të dërguara para miqve në Shtetet e Bashkuara.

 
Top