Moti

Njoftohet se dje rreth orës 22:00, në rrugën “Dostite Obradoviq”, në Leposaviq, një i dyshuari serb është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Komandanti i policisë rajonale për veri të Kosovës, Zeljko Bojic në një prononcim për “Zërin” ka shpjeguar në hollësi rastin, duke përmendur këtu një parkim të gabuar të veturës.

Ai ka thënë pjesëtarët e PK-së i kishin dhënë urdhër për largimin e veturës nga rruga por që i dyshuari me iniciale B.S. (26 vjeçar) kishte filluar me goditje ndaj tyre. Për ta vënë situatën në kontroll zyrtarët policorë kanë përdorur sprejin.

Më pas, këta të fundit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /Zëri/

 
Top