Moti

Stevan Racic, sulmuesi i Partizanit di se si të befasojë jo vetëm mbrojtjet kundërshtare, por edhe nëpërmjet deklaratave që ashtu si golat e tij ngrohin zemrat e tifozëve të kuq.
Klima mes Serbisë dhe Shqipërisë dihet, nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë idilike, por serbi del përtej çdo paragjykimi duke u shprehur se do të ishte i gatshëm të puthte flamurin shqiptar.

Partizani ka ndjekur tendencën e klubeve nëpër Evropë duke e vënë qendërsulmuesin serb përballë pyetjeve të tifozëve në një konferencë nëpërmjet “Facebook” në faqen zyrtare të klubit, dhe Racic, i cili ishte një ndër protagonistët e derbit të fundit ku pavarësisht se nuk shënoi, mbajti përreth tij tre mbrojtësat bardheblu pyetjes duket se e ndien afeksionin e tifozerisë së kuqe dhe është familjarizuar me vendin tonë sa për t’iu përgjigjur pa problem edhe pyetjeve të vështira.

Kështu kur e pyesin nëse e do apo e urren Shqipërinë, serbi përgjigjet se e pëlqen Shqipërinë, një vend i bukur ku njerëzit janë mikpritës dhe miqësore dhe këtë e thotë me bindje pasi e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij.

Një tjetër pyetje “me spec” është dhe ajo nëse a do ta puthte flamurin Kuq e Zi nëse ja nxjerr përpara një tifoz dhe Racic përgjigjet, “Do e kisha bërë diçka të tillë nëse ky gjest nuk shfrytëzohet për qëllime politike”, madje ai shton se ka bërë edhe një foto me miqtë e tij me flamurin Kuq e Zi, raporton SuperSport.

Për sa i përket futbollit, Racic mendon se kampionati shqiptar dhe ai serb janë aty-aty për sa i përket cilësisë, vetëm se në Serbi është pak më i madh numri i ekipeve cilësore. Për sa i përket polemikave të derbit ku Racic pati disa herë debat në fushë me disa nga bardheblutë, sulmuesi shprehet se nuk i ka kërkuar falje Currit siç është shkruar në media dhe është përpjekur të sillet si një profesionist.

Racic shton se kurrë nuk do të shkonte te Tirana për çfarëdolloj oferte ndërsa ju ka premtuar tifozëve se në ndeshjen e parë që do të jetë i pezulluar do ta shohë ndeshjen mes tyre në stadium.

Një tjetër premtim është ai për të bindur mikun e tij Cetkovic që të transferohet nga Laçi te Partizani, ndërsa për sa i përket shijeve për muzikën nga ajo shqiptarja i pëlqen kënga Jorgjica Jorgjica. Përgjigje normale për pyetje të vështira, në fund të fundit ashtu siç duhej të ishte në një marrëdhënie normale mes njerëzve të dy vendeve fqinjë. Racic duket se vërtet e ndien dashurinë e tifozëve të Partizanit. /Telegrafi/ 
 
Top