Kamenicë: Qytetarët të rrezikuar nga çiklistët!
Kohëve të fundit po e vërejmë se në qytetin e Kamenicës edhe fshatrat e komunës tonë, qytetarët po i ngasin biçikletat si kurrë më parë, disa sipas rregullave, e disa siç thotë populli “Si n’livadh t’babës” pra duke i injoruar rregullat e komunikacionit, ku sipas ligjit për kundërvajtje, dënohen me gjobë prej 25 €
Disa qytetarë në redaksinë e Tvkamenica janë ankuar se fëmijët e tyre dhe ato/a vet po rrezikohen nga çiklistët të cilët po i ngasin me shpejtësi të madhe në trotuar, dhe i bëjnë apel organeve kompetente të ndërmarrin masa që të respektohet ligji.
Ja çka thotë ligji Nr. 02/L-70 për sigurinë në komunikacionin rrugor
Ligji Nr. 02/L-70
Neni 131
131.1. Shfrytëzimi i trotuarit ose shtegut për këmbësorë, shoferit të biçikletës i lejohet në raste të jashtëzakonshme kur personi kujdeset për fëmijën deri në moshën 10 vjeçare, që është duke drejtuar biçikletën.
131.2. Shoferi i biçikletës, duke shfrytëzuar trotuarin ose shtegun e këmbësorëve, obligohet të nget ngadalë, të ushtroj kujdes të veçantë dhe t’u jap përparësi këmbësorëve.
131.3. Biçikleta duhet të ketë të ndezur një dritë ngjyrë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë ngjyrë të kuqe, katadiopter me materie retro-reflektuese në pjesën e pasme gjatë ngasjes natën ose ditën kur paanshmëria është e kufizuar.
131.4. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 25 €, shoferi i biçikletës që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.