Mulla Asllan Murati, i cili për 14 vjet e ka mbajtur sekret vendndodhjen e eshtrave të Isa Boletinit, tregon për organizimin që ishte bërë më 1998 për ta bërë zhvarrosjen e mbetjeve mortore.
Imami i xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka folur për arsyet që e kishin detyruar zhvarrosjen e heroit, flet për shkuarjen në Mal të Zi dhe kërkesën që ishte bërë tek autoritetet e atjeshme për ta bërë tërheqjen e eshtrave pa treguar se bëhej fjalë edhe për Isa Boletinin.
Ai po ashtu rrëfen se varrezat në Podgoricë po rrezikoheshin nga ndërtimet e qytetit, ndërsa tregon për angazhimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova lidhur me këtë çështje, i cili kishte financuar shkuarjen në Podgoricë, dhe kishte vendosur që rivarrimi të mos bëhet në vitin 2004.
Murati tregon edhe për rivarrosjen e eshtrave në oborr të xhamisë e më pas edhe në oborr të shtëpisë së vet, përcjell koha.net. Thotë se është kategorikisht kundër rivarrimit në Vlorë, gjë për të cilën ka disa arsye.