Moti

Më shumë se 20 shtetas të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktin që shpërtheu në Kumanovë, gjatë fundjavës, e që sipas shënimeve zyrtare la pas vetes 22 të vdekur, prej të cilëve 8 policë të Maqedonisë.
Gjysma e 28 të arrestuarve në Kumanovë nga Policia e Maqedonisë janë kosovarë, të identifikuar edhe me emra.

Demë Shehu, Sami Ukshini, Fadil Elshani, Esat Kafexholi, Ardian Bujari, Muhamed Krasniqi, Shefket Avaqi, Ajrush Avdia, Betim Kartashi, Lendrit Rustemi, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Fatmir Reçica, Lirim Krasniqi, Valdet Zekaj dhe Beg Riza janë kosovarët e arrestuar.

Mes të arrestuarve është edhe Genc Sefa nga Shqipëria, derisa Kenan Iseni, Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami, Lirim Demiri, Enver Klain, Nasuf Bekiri, Nexhmetin Lika, Sevdail Miftari, Fejzulla Rushitovski dhe Besnik Ajdini, janë shqiptarë të Maqedonisë, kryesisht nga Tetova.

Prokuroria e Maqedonisë i ngarkon 28 të arrestuarit në Kumanovë me veprën penale terrorizëm. Mbi këtë bazë Gjykata e Shkupit ua ka caktuar të dyshuarve nga 30 ditë paraburgim.

Naser Raufi, avokati i të arrestuarit Demë Shehu, nga Juniku, i ka thënë “Kohës Ditore” se të arrestuarit dyshohen, pos tjerash, për veprën penale të “formimit të organizatës terroriste që ka qëllim rrëzimin e rendit juridik të Republikës së Maqedonisë”.(koha ditore)

 
Top