Moti

Pas mbajtjes së zgjedhjeve studentore në Universitetin “KADRI ZEKA” në Gjilan, është bërë konstituimi i Parlamentit Studentor, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në këtë Universitet.

Deputetët e mandatuar ri-zgjodhën me shumicë votash studentin e fakulteti ekonomik Mehmet Zylfiu të nominuar nga Unioni i Studentëve Pro Evropian (USPE), për kryetar të organit më të lartë të përfaqësimit të studentëve. Përveç konstituimit, u bë zgjedhja edhe e Kryetarit dhe Sekretarit të Parlamentit Studentor.

 Kryetar i Parlamentit Studentor u zgjodh Mehmet Zylfiu, derisa sekretar Blerina Ajvazi.



Njeri nga Deputetët e Parlamentit Studentor është zgjedhur Festim Biqkaj, Student ne Fakultetin Ekonomik departamenti BFK njëherit Bursit dhe Student i dalluar në UKZ.

Biqkaj është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm i Studentëve në veçanti do të ngris shqetësimet e kolegëve nga Kamenica.

 Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm i studentëve, do ta mbrojë interesin e tyre dhe do të punoj maksimalisht për përfaqësim sa më të denjët për studentët.

“Do të angazhohemi të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë së studimeve duke kërkuar në vazhdimësi personel akademik të kualifikuar gjithashtu duke luftuar dukuritë negative siç janë kopjimi në provime, ndërhyrje këto që direkt prekin ngritjen e kualitetit të kuadrove që do të diplomojnë, po ashtu në bashkëpunim me këshillet e fakulteteve do të përpiqemi që gjithnjë të organizojmë jetën studentore përmes aktiviteteve të ndryshme debateve, bashkëpunimit me OJQ për trajnime të fushave të ndryshme, vizitave mbrenda dhe jashtë vendit e projekteve tjera që do të ndikonin pozitivisht në jetën aktive të studentëve”.

Para disa ditësh është bërë edhe konstituimi i Këshilleve Studentore nëpër njësitë akademike të UKZ-së, ku Këshillet e Studentëve zgjodhën për kryetar në fakultetin: Ekonomik – Leotrim Smirqaku Juridik – Arlind Ajvazi Edukim – Fatmir Kastrati Shkenca Kompjuterike – Rrezart Rexhepi Zgjedhjet e Studentëve në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës mbahen çdo dy vite, ku studentëve i garantohet përfaqësim edhe në organet kryesore akademike dhe menaxherial të Universiteteve, si në Senatin e Universiteteve, Komisionet e përhershme dhe përkohshme, Këshillet e Profesorëve nëpër njësi akademike.

 
Top